INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Jooo… e ke seriozisht?'', Stresi i habit të gjithë, telefonon emisionin nga BURGU dhe i jep këtë mesazh Kejsit! [FOTO]

''Jooo… e ke seriozisht?'', Stresi i habit të gjithë, telefonon emisionin nga BURGU dhe i jep këtë mesazh Kejsit! [FOTO]

Publikuar më: 18:00 30-11-2018

Stresi prej disa javësh ndodhet në burg pasi është arrestuar nga policia, por sot i ka habitur të gjithë me veprimin e tij. Edhe pse ndodhet prapa hekurave, Stresi befasoi pasi ka telefonuar në emisionin e mëngjesit të Aldos dhe ka treguar se në fakt ndodhet në burgun e Fushë-Krujë

"Live nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës"- ka thënë reperi duke habitur Aldon, i cili i tha se në fakt mendonte se Stresi ndodhej në burgun e Tiranës.

"Janë 450 të burgosur që po presin këtë telefonatën dhe po ju shohin live tani. Po qesh i gjithë sektori. Kam ardhur këtu për tu rehabilituar pak. Ndihem shumë mirë këtu. Gjithmonë djali i prapë, por djali me shpirt të mirë. Mora thjesht për të dëgjuar zërin dhe për t'ju thënë jeni shumë të mirë dhe më mungoni këtu ku jam."- është shprehur Stresi.

Moderatori i kërkoi reperit të jepte një mesazh për vajzën e tij K. (Keisin) që e pret përtej Oqeanit dhe që me siguri do ta dëgjojë kur të zgjohet, tha Aldo, duke marrë parasysh ndryshimin e orës.

“Mos u dorëzo sepse do të shihemi shumë shpejt”, i tha Stresi gruas së tij duke i bërë asaj një premtim.

 

ald.png

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717