INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Shehu zbulon çfarë do të bëjë pas largimit nga “Pasdite në Top Channel”

Jonida Shehu zbulon çfarë do të bëjë pas largimit nga “Pasdite në Top Channel”

Publikuar më: 16:47 23-10-2017

Lajmi i fundit për largimin e Jonida Shehut nga Top Channel është kthyer në  qendër të vëëmndjes.

Ndërkohë që vetë Jonida Shehu dhe Top Channel japin versione të ndryshme të largimit të moderatores, vetë Shehu ka treguar për tiranapost se vendimi qe i momentit por akumulim i shumë përplasjeve më shumë për mënyrën sesi duhet të organizohej pasditja.

“Emisioni i Pasdites në Top Channel kishte 5 sponsor gjeneral dhe nuk besoj,-thotë ajo, që kjo që thoni ju të qëndrojë. Mendoj që thjesht nuk kuptoheshim. Mund të isha larguar që më verë, por takimet u bënë shumë vonë dhe nuk doja më shumë të lija në baltë një projekt për të cilin kam punuar nga mëngjesi në darkë”.

Pas largimit Jonida është shprehur se nuk është penduar aspak  dhe se ka bërë më të mirën për veten dhe për emisionin.

Por çfarë do bëjë ajo pas largimit?

“Do kaloj kohë me vajzën time njëherë. Dua të ulem të mendoj e të shkruaj se kam 16 vjet që dal çdo ditë në ekran. Ishte thënë kështu. Të shohim”, thotë ajo. 

Article Logic
Execution time: 0.0031781196594238