INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Maliqi reagoi pasi e tallën për të folurën në anglisht, drejtori i Festivalit të RTSH-së ka dy fjalë për të: Të vrasin natën e të…[FOTO]

Jonida Maliqi reagoi pasi e tallën për të folurën në anglisht, drejtori i Festivalit të RTSH-së ka dy fjalë për të: Të vrasin natën e të…[FOTO]

Publikuar më: 19:59 18-05-2019

Jonida Maliqi do të përformojë e dyta mbrëmjen e sotme në evenimentin më të rëndësishëm muzikor në Europë, pikërisht Eurovision 2019. Të gjithë shqiptarë jemi sy e veshë dhe i urojmë shumë suksese këngëtares shqiptare, ndërkohë që drejtori i Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH Martin Leka ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’, pak orë para finale.

Leka ka komentuar ngatërrimin e anglishtes nga Jonida Maliqi, e cila u kritikua nga shumë fansa duke e cilësuar edhe si gafë. Leka u shpreh se nuk është hera e parë që ndodh kjo situatë, por fakti që sot jemi në finale mes vendeve më të mira është më e rëndësishme.

‘Skeptikëve dhe kujtdo tjetër, edhe dashakeqëve më të paskrupullt e mosbesues(ata që që në festitvalin e Këngës nuk besuan tek kënga), po u kujtoj e paralelizoj rastin në fjalë me rastin e Festivalit të 50-të, ku fituese ishte Rona Nishliu. Është pothuaj e njëjta situatë. Një ditë para se të dilte në finale, filloi harbimi kolektiv portalofake, pse këngëtarja harron një fjalë anglisht?! Kryezata mori fund menjëherë sapo doli në finale dhe filloi kameleonizmi kolektiv: kush të gjente fjalët më të bukura për Maliqin! Kaq e thjeshtë është historia jonë: të lajnë e të thajnë, të vrasin natën e të qajnë ditën, për fat të keq’, tha Martin Leka.

leka.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439