INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Johannes Hahn me superlativa për Shqipërinë, keni lënë pas dhe Serbinë[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:32 06-11-2018

Shqipëria është një prej vendeve që po “vrapon” drejt Bashkimit Europian. Këtë vlerësim ka bërë Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.

Hahn shtoi se për një kohë të gjatë ka qenë Serbia dhe Mali i Zi përparuese drejt BE, por tani mund të jenë dy vendet e tjera, Shqipëria dhe Maqedonia.
“Vendet anëtare theksojnë se pranimi në BE i shteteve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të 6 vendet mund të përfshihen. Ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, ishin Serbia dhe Mali i Zi “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia,” ka theksuar Komisioneri për Zgjerim.
Hahn ndali dhe tek Kosova dhe Serbia. Ai tha se përpara se vendet e Ballkanit t’i bashkohen BE duhet të zgjidhen disa çështje, ku më kryesorja është që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e tyre.

 

hahnok.jpg

hahan_2ok.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00089716911315918
    array(1) { ["section"]=> string(80) "johannes-hahn-me-superlativa-per-shqiperine-keni-lene-pas-dhe-serbine-foto-77781" }