INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm ulje të kredive të marra brenda vendit, por dhe jashtë tij

Jo vetëm ulje të kredive të marra brenda vendit, por dhe jashtë tij

Publikuar më: 09:10 17-09-2019

Shqiptarët që merrnin kredi si në bankat vendase dhe në ato jashtë nuk po marrin si më parë. Banka e Shqipërisë, ka publikuar të dhënat në lidhje me shqiptarët që kanë marrë kredi në bankat jashtë vendit. Në fund të muajit korrik portofoli i kredisë kishte vlerën e 42.2 miliardë lekëve. Vlera e saj ka rënë me 36% krahasuar me një vit më parë dhe me 23% që nga fillimi i vitit.

Mësohet se kredia jashtë vendit njohu një cikël rritjeje të shpejtë, pas vitit 2015, ndonëse kjo rritje ishte e përqendruar te një numër i kufizuar bankash dhe në tregje të veçanta. Kjo u ndikua nga kërkesa e dobët për kredi në tregun e brendshëm, nga potencialet më të mëdha që paraqisnin tregjet fqinje dhe nga një rritje e depozitave në valutë.
Ndikim të konsiderueshëm në zgjerimin e kredisë dha sidomos rritja e degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë. Në pikun e saj, kredia jorezidente arriti në mbi 10% të portofolit të kredisë për ekonominë. Kjo kjo situatë e detyroi Bankën e Shqipërisë të kërkonte një qasje më të kujdesshme nga bankat, që potencialisht mund të sillte rreziqe më të larta, për shkak të vështirësisë për të ndjekur aktivitetin e huamarrësit, por edhe për faktin që këto kompani veprojnë në juridiksione të ndryshme dhe kjo mund të krijonte probleme, në rast se do të paraqitej nevoja për mbledhje të kredive në rrugë ligjore.
Po pas vitit 2018, bankat e kanë ulur ndjeshëm kreditimin jashtë vendit edhe sepse ambienti i huadhënies në Shqipëri paraqitet më i përmirësuar. Raporti i kredive me probleme ka rënë në kufijtë e 11%, kurse portofoli i kredisë për ekonominë shqiptare tashmë po rritet me pothuajse 5%, me bazë vjetore.

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289