INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm një bukuroshe bjonde, ja kush është prezantuesja e Serisë A  me diplomë në Juridik, që po ‘’çmend’’ publikun

Jo vetëm një bukuroshe bjonde, ja kush është prezantuesja e Serisë A me diplomë në Juridik, që po ‘’çmend’’ publikun

Publikuar më: 22:16 10-01-2019

Diletta Leotta është bukuroshja bjonde që prezanton Serinë A në një prej kanaleve televizive italiane. Ajo tashmë është bërë një nga fytyrat më të njohura të futbollit në Itali duke e nisur karierrën nga reportazhi i Serisë B italiane.

Historia e saj është mjaft interesante. Gazeta “The Sun” i ka kushtuar një artikull bukuroshes, duke treguar se 27 vjeçarja është nga Katania dhe ka mbaruar studimet për Juridik në Universitetin e Romës.

Jeta e saj është e shpërndarë midis këtyre dy pasioneve. Me punë dhe vullnet ajo ka arritur të ngjitet lart në karierrën e saj. Ajo gjithashtu ka studiuar në kurse të veçanta aktrim dhe diktim dhe për këtë arsye është cilësuar si një “peshkope” nga shoqëria e saj, e fiksuar pas studimeve.

Fama e saj rritet çdo ditë dhe këtë e dëshmojnë dhe rrjetet e saj sociale, ku në Instagram ajo ka grumbulluar mbi 3.5 milion ndjekës.

diletta_1.png

diletta_4.png

diletta_5.png

diletta.png

diletta_3.png

Article Logic
Execution time: 0.0034778118133545