INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm neve, por “CIKA CIKA” e Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit paska fiksuar edhe futbollistin e famshëm BOTËROR, shihni ç’ka bërë [VIDEO]

Jo vetëm neve, por “CIKA CIKA” e Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit paska fiksuar edhe futbollistin e famshëm BOTËROR, shihni ç’ka bërë [VIDEO]

Publikuar më: 20:16 06-06-2018

Para pak ditësh, pikërisht më 1 qershor, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj publikuan projektin e tyre të përbashkët muzikor nën titullin “CIKA CIKA”. Një bashkëpunim me të vërtetë i suksesshëm të cilin po e dëgjojmë në çdo ambient dhe jo më kot ka arritur rreth 4.5 milion klikime në pak ditë.

Kjo këngë po bën namin edhe në shtete të tjera duke qenë në vendet e para të “trending” në vende si Gjermani, Austri, Zvicër, Itali, Greqi etj.

Por siç duket kjo këngë i ka pëlqyer edhe futbollistit të famshëm që aktivizohet me Arsenal, Shkodran Mustafit. Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, aktualisht ndodhet me pushime dhe është relaksuar nën ritmet e “CIKA CIKA”, videon e të cilit e ka shpërndarë Ardian Bujupi.

shkodran from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375