INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Mario krenar për Shqipërinë!  Edhe Kim Kardashian flet plot krenari për këtë vend [FOTO]

Jo vetëm Mario krenar për Shqipërinë! Edhe Kim Kardashian flet plot krenari për këtë vend [FOTO]

Publikuar më: 20:33 24-04-2018

Mario Dedivanovic është një ndër grimierët më të famshëm dhe mund të themi se ai është mashkulli më i njohur shqiptar në botë. Ai u bë i njohur nga puna 10 vjeçare e tij si grimier i yllit botëror, Kim K. Ai shpesh herë shprehet plot krenari për vendin e tijh, madje në bashkëpunimin me Kardashian, i vendosi një prej nuancave në paletën e tyre emrin “Albanian”.

Por edhe Kim është një atdhedashëse, pasi edhe ajo vendosi emrin “Armenian’ njërës prej nuancave në paletë. Madje sot ajo ka bërë një postim në lidhje me vendlindjen e saj, Armeninë.

"Është shumë frymëzuese të shohësh të gjithë armenët të bashkuar në protesta paqësore duke bërë diferencë. Është një ditë mjaft historike për Armeninë. Po postoj këtë foto time në Armeni pasi kjo grua më ka prekur zemrën dhe për mua ajo përfaqëson zemrat e forta të shumë armenëve!”, -shkruan Kim në postimin e saj në Instagram./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.004176139831543