INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm kafeja, edhe birra me kasula…

Jo vetëm kafeja, edhe birra me kasula…

Publikuar më: 13:33 12-12-2018

Jemi mësuar që kafenë ta pijmë edhe në një tjetër mënyrë përmes kapsulave.

Por keni menduar që edhe birra të funksionojë në të njëjtën mënyrë.

Një ide e tillë është hedhur nga kompania LG e cila shprehet se edhe birra mund të prodhohet në shtëpi duke përdorur kapsula.

LG bën me dije se ka krijuar një aparaturë e cila është në gjendje të prodhojë një gotë birrë thjesht duke shtypur një buton. Kapsulat përmbajnë, maja, vaji h dhe aromatizues, të cilat transformohen falë algoritmeve të aftë për të kontrolluar procesin e fermentimit.

Ndryshe nga makinat e kafesë, makina e birrës nuk ju lejon ta prekni menjëherë. Prodhimi maksimal është pesë litra dhe zgjat disa javë, me kohë që ndryshojnë në varësi të llojit të birrës. Opsionet janë pesë, të mbyllura në shumë lloje të kapsulave.

Sistemi i kapsulës, thekson LG, gjithashtu zgjidh detyrën e pastrimit, sepse pajisja vetë pastron me ujë të nxehtë pas çdo prodhimi. Makina e birrës do të prezantohet në Consumer Electronics Shoë, panairi elektronik i konsumit i planifikuar për në 8-11 janar në Las Vegas.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713