INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm gangstere, por edhe romantike! I çudit të gjithë me sherret e jetën luksoze, Trejsi Sejdini na prezanton me të dashurin e saj! [VIDEO]

Jo vetëm gangstere, por edhe romantike! I çudit të gjithë me sherret e jetën luksoze, Trejsi Sejdini na prezanton me të dashurin e saj! [VIDEO]

Publikuar më: 21:46 23-04-2018

E njohur si “Gangsterja e Elbasanit”, Trejsi Sejdini, u bë e njohur disa vite më parë për shkak të një videoje ku shfaqej me një grup shokësh duke rrahur një djalë. Edhe pse kërkoi falje para disa javësh për imazhet dhe sjelljet e saj, Trejsi iu rikthye sërish “huqit” të vjetër, pasi u përshi sërish në dy konflikte të tjera në kryeqytet.

Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por Trejsi bën një jetë tejet luksoze, me makina të shtrenjta, tufa Eurosh e pushime në vende të ndryshme. Mirëpo së fundmi ajo ka treguar anën e saj romantike, pasi ka publikuar një video me të dashurin e saj në Instagram.

Siç duket Trejsi është shumë e dashuruar dhe ka vendosur si përshkrim “couple goals” edhe pse ia ka mbuluar fytyrën me disa zemra. I dashuri i saj nuk dallohet qartë, por është e dukshme që Trejsi e do shumë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037918090820312