INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më takime të planifikuara! Bëheni më pak produktivë

Jo më takime të planifikuara! Bëheni më pak produktivë

Publikuar më: 16:51 01-06-2018

Të gjitha llojet e takimeve, apo mbledhjet që duhen realizuar në orare fikse na bëjnë më pak produktivë.

Është ky rezultati më i fundit i kërkimit të realizuar nga Universiteti në Ohaio. Por përse takime të tilla na bëjnë më pak produktivë?

Sipas studiuesve duke marrë pjesë në takime fikse, të përcaktuara ne nuk mund të menaxhojmë apo shfrytëzojmë kohën e lirë, që kemi në dispozicion.

Në një seri prej tetë eksperimentesh, si në laborator dhe në jetën reale, studiuesit zbuluan se koha e lirë duket më e shkurtër për njerëzit, kur në kalendarin e tyre është përcaktuar një detyrë ose një takim.

“Mendojmë se mund të dalë diçka, që ne mund të kemi nevojë për kohë shtesë, edhe kur nuk ka nevojë. Kështu që veprojmë më pak me kohën që ne kemi në dispozicion”, thekson Selin Malkoc, bashkëautor i studimit.

Në një eksperiment në internet, disa pjesëmarrësve iu kërkua të imagjinonin një shok që vinte në takim një orë më vonë dhe se gjithçka ishte gati, ndërkohë që nuk kishin as plane për në mbrëmje.

Doli në pah se ata që kishin ofruar skenarin e pritjes për një mik mendonin se kishin 40 minuta në dispozicion, krahasuar me 50 nga ata, që nuk kishin programe.

Në një test tjetër, të kryer në jetën reale, pjesëmarrësit preferuan të merrnin pjesë në një eksperiment me një kohëzgjatje më të vogël, edhe pse më pak të paguar në orën përpara angazhimit të tyre të planifikuar, ndërsa një e treta, nga 158 studentë, doli në përfundim se ata që janë në gjendje të bëjnë më shumë aktivitete, nuk kanë në kokë takime të planifikuara.

Article Logic
Execution time: 0.0031919479370117