INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më deputet. Shihni shkresën e dorëheqjes së Saimir Tahirit [FOTO]

Jo më deputet. Shihni shkresën e dorëheqjes së Saimir Tahirit [FOTO]

Publikuar më: 15:52 04-05-2018

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp shpalli dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit. 24 orë më vonë Tahiri firmos shkresën e dorëzimit të mandatit të deputetit drejtuar kreut të kuvendit Gramoz Ruçi:
Me një shkresë zyrtare, Tahiri kërkon nisjen e procedurave ligjore që e zhveshin atë nga mandati i deputetit. Tahiri nuk u paraqit vetë pranë ambienteve të Kuvendit por e dorëzoi shkresën përmes një bashkëpunëtorëve të tij.
Letra e Tahirit:
“I nderuar Z. Ruçi,
Për arsyet që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej Jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikuara nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.
Tani Kuvendi duhet t’i komunikojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vakancën e krijuar dhe kalimin e mandatit te kandidati pasardhës në listës shumëemorore të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, që është Spartak Braho.
Ky i fundit fillimisht hezitoi, duke theksuar se nuk e dinte nëse do të pranonte të rikthehej në Parlament. Por pas një takimi që zgjati më shumë se një orë me kryeparlamentarin Ruçi paraditen e të premtes, mësohet se është bindur të zëvendësojë Tahirin në Kuvend.

letra_e_Tahirit.png

Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811