INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jetesa në Shqipëri me çmime katastrofike, shqiptarët të mjeruar

Jetesa në Shqipëri me çmime katastrofike, shqiptarët të mjeruar

Publikuar më: 10:01 16-07-2019

Kostot e jetëses në Shqipëri janë në nivele katastrofike në raport me situatën ekonomike të familjeve. Së bashku me Malin e Zi në 6 muajt e parë të vitit 2019 rezutojmë si shtetet më problematike në rajon për  kostot e jetesën në raport me të ardhurat. 

Të dhënat kanë dalë nga një anketim i realizuar nga portali ndërkombëtar i të dhënave Numbeo. Në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 9 nga 40 shtete. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë në Shqipëri kostot e jetesës janë edhe më të shtrenjta.
Në 6 muajt e parë të vitit 2018 Shqipëria renditej në vendin e 6 nga 40 shtete të Europës, duke lënë pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia.
Shqipëria në 2019 u bë më “shtrenjtë” se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku së bashku me Mali e Zi u vlerësuan si më të shtrenjtat e Ballkanit Perëndimor. Interesant është fakti, se ndërsa kostot e jetesës kanë shënuar rritje në Shqipëri, indeksi i fuqisë blerëse të vendase, e cila mat aftësinë e shqiptarëve për të përballuar jetesën ka rënë shumë. Ky indeks është përkeqësuar gjatë 6 muajve të parë të 2019-s, pasi Shqipëria është renditur e dyta në Europë për fuqinë blerëse më të ulët, duke u renditur pas Moldavisë.
Edhe produktet bazë të shportës në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Këtë vit Shqipëria ka nuk ndryshuar renditjen, por vlerësohet me një pikë më keq.
Për këto 6 muaj, Kosova është vlerësuar si më i liri, pozicion që e mban që prej mesit të të vitit 2017, më herët shteti më i lirë i Europës vlerësohej Ukraina.
Ndërsa vendi më i shtrenjtë është Zvicra, por zviceranët nuk e ndjejnë shumë pasi njëheresh janë populli me fuqinë më të lartë blerëse për shkak të të ardhurave të kënaqëshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996