INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jeta është e shtrenjtë!' Mesazh i fortë i dy grave që luftojnë me kancerin e gjirit[VIDEO]

'Jeta është e shtrenjtë!' Mesazh i fortë i dy grave që luftojnë me kancerin e gjirit[VIDEO]

Publikuar më: 17:44 21-10-2018

 


Këto janë dy gra që sot po luftojnë fort me kancerin e gjirit. Oltiana 35 vjeçe mjeke dhe Elona 31 vjeç, kanë përcjellë historitë e tyre përpara qindra grave dhe kanë dhënë mesazhe në ditën ndërkombëtare të depistimit të kancerit të gjirit.
Në aktivitetin 'Kërcejmë për Jetën', Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, tha se këtë muaj kontrollet përmes mamografisë janë falas duke inkurajuar gratë që të shkojë në qëndrat shëndetësore, por dhe të kryejnë kontrolle të mamografisë së lëvizshme.

Çdo vit në Shqipëri rezultojnë të prekura 550 gra nga kanceri i gjirit. Pjesa më e madhe e kanë evidentuar në stade të vona dhe për pasojë shumë prej tyre kanë humbur dhe jetën.

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959