INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeta e lumtur seksuale vjen nga eksperimentet? Terapistja ka një këshillë për ju

Jeta e lumtur seksuale vjen nga eksperimentet? Terapistja ka një këshillë për ju

Publikuar më: 19:35 02-11-2017

Po jetojmë në një botë ku këshillat ndaj marrëdhënieve më të mira seksuale po përhapen gjithandej nëpër botë, me psikologët që thonë se stresi global po i bën njerëzit të ftohtë dhe të vrazhdë dhe sipas tyre një marrëdhënie e mirë seksuale ndikon shumë pozitivisht në përmirësimin e jetës së përditshme. “Provoni këtë pozicion akrobacie që të keni një orgazme më të fortë!” “Bëni këto tri gjëra në dhomën e gjumit!”

Nëse duam të kemi marrëdhënie seksuale më të mira, na thuhet të blejmë të brendshme femrash, të provojmë pozicione të reja seksuale, të luajmë role si nëpër filma, të përdorim lodra seksi, të hamë ushqime afrodiziakë, të eksperimentojmë me produkte lubrifikuese,  të shikojmë video seksi, të kthejmë seksin në gjënë prioritare. Lista vazhdon dhe vazhdon ashtu si lëvizja e kokës që po bëni tani…

Dhe ndërsa eksperimentimi dhe risia mund të jenë argëtim, çfarë ndodh nëse gjëja më e dobishme që mund të bëni për jetën seksuale në fakt është vetë 1. Sara Hunter Murray, psikologe dhe studiuese e sjelljeve seksuale jep këshillën më interesante: Të jesh i pranishëm mendërisht: Gjatë studimit tim, intervistova gratë që thonin për veten se kishin dëshira të forta seksuale, shkruan tiranapost.al. Dhe ndërkohë që intervista nuk u përqendrua në detaje, zakonte të pazakonshme ose erotikë, shumica e tyre treguan se thjesht të qënit i pranishëm mendërsisht gjatë seksit me partnerin, ishte një nga komponentët më të rëndësishëm për të përjetuar pasionin e madh, dëshirën dhe kënaqësinë.

Për shembull: “Nëse vendosim të bëjmë seks duhettë harrojmë çdo gjë e të fokusohemi tek partneri, duke u përqendruar tek kënaqësia. Pra, prania shpirtërore është aftësia për të mbajtur mendjen në aktivitetin në fjalë. Të përqendrohesh në seks, në prekjen e partnerit, në ndjesitë fizike… Dhe mos u shqetësoni për atë që po bëni, se reagon trupi, atë që partneri po mendon, apo çfarë liste të gjërave duhet të bësh nesër. Thjesht duke qenë aty, fizikisht dhe mendërisht dhe jo duke gjykuar ose vlerësuar. Më besoni se mashkulli sdo tja dijë fare se çfarë po mendon ti, nëse ke turp apo jo…

Konstatimi se prania mendore është e rëndësishme për kënaqësinë seksuale, është përsëritur edhe në studimet e tjera.  Terapista dhe studiese e sjellve seksuale, Sarah Hunter Murray, i ka kushtuar mbi një dekadë karrierës së saj akademike dhe profesionale për të kuptuar kompleksitetin dhe nuancat e dëshirës seksuale. Ajo është e pasionuar për ekspozimin se si normat shoqërore dhe pritshmëritë për dëshirën seksuale ndikojnë tek burrat dhe gratë dhe marrëdhëniet e tyre seksuale.

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268