INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jetë a vdekje! KLSH, shërbimi i urgjencave në nivele të mjerueshme[VIDEO]

Publikuar më: 13:41 19-10-2018

Urgjencat Mjekësore nuk japin shërbimet e nevojshme mjekësore për të sëmurët, pasi kanë probleme shumë të mëdha. E dihet se ky shërbim është më i rëndësishmi nga të gjithë, pasi vë në lëvizje autoambulancat për të transportuar drejt spitaleve të mëdha të sëmurë rëndë. Pra ky shërbim është kyç për të mbajtur në jetë përmes aparturave të sëmurët.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se shumicë së autoambulancave u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Veç kësaj KLSH ka pyetur dhe pacientë, që kanë renditur disa problem po kaq të rënda. Numri i autoambulancave është i pamjaftueshëm, shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin, personeli i urgjencës mjekësore nuk është i mjaftueshëm, por dhe infrastruktura rrugore përbën një problem thelbësor në ofrimin e këtij shërbimi pasi krijon vonesa.
Pengesat në këtë shërbim lidhen dhe me mungesën e protokolleve të posaçme të urgjencës mjekësore dhe se sistemi i referimit nuk funksionon si duhet duke krijuar ngarkesë të panevojshme në sportelet e urgjencës.
Sipas raportit të KLSH, pas 4 vitesh nga hyrja në fuqi e Ligjit për urgjencën mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nuk ka miratuar standardet për infrastrukturën fizike, barnat, pajisjet mjekësore, si dhe burimet njerëzore të nevojshme për ofrimin e këtij shërbimi në vendin tonë.
Po dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, shton KLSH, që kur ka nisur të funksionojë pavarësisht përpjekjeve, nuk ka vepruar në mënyrë efektive me qëllim identifikimin e prioriteteve kyçe sa i takon planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, duke arritur të ofrojë vetëm koordinim të pjesshëm për qytetin e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619