INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeruzalemi në OKB, Shehu: Shqipëria të mos kalojë vijën e kuqe të Trump

Jeruzalemi në OKB, Shehu: Shqipëria të mos kalojë vijën e kuqe të Trump

Publikuar më: 15:04 21-12-2017

Këtë të enjte në Këshillin e Sigurisë në OKB do të votohet një rezolutë kundër SHBA e cila njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Një ditë më parë ambasadorja e SHBA në OKB e bëri të qartë se të gjitha vendet që do të votojnë kundër do të merren shënim nga Washingtoni. Pjesë e OKB-së është edhe Vendi ynë.

Në një postim në FB deputeti i PD-së Tritan Shehu kërkon që Shqipëria të mos kalojë vijën e kuqe të presidentit Trump.

Ai kërkon që Rama të mos përsëris gabimet e të shkuarës duke u ndarë nga qëndrimi amerikan. Kujtojmë se vendimi I Trump për të njohur Jeruzalemin u prit me protesta dhe kritika nga faktori ndërkombëtar.

Postimi i plotë

KUJDES! SHQIPERIA NUK DUHET TE KALOJE “VIJEN E KUQE”TE PRESIDENTIT TRUMP SOT NE OKB!
Megjithe kerkesen unanime te Komisionit te Jashtem te Kuvendit prej disa javesh, Ministri Bushti vazhdon te mos konsultohet me ate per qendrime thelbesore te Diplomacise sone, perfshi edhe votimin e sotem ne OKB.
Reth dy jave me pare Shqiperia ne Konferencen Islamike miratoi nje Rezolute ekstremisht anti amerikane, jashte kornizave edhe te qendrimit te Brukselit kjo, ne lidhje me vendimin e Presidentit Trump per Jeruzalemin.

Po aty Ambasadori i yne ne Ankara mbajti nje fjalim “programatik” e megalloman ne po ate linje, shume jashte dimensioneve e rolit qe Shqiperia mund te luaje ne Lindjen e Mesme.

SOT NE OKB PER VENDIN TONE VOTIMI NDAJ REZOLUTES EGJYPTIANE, ESHTE NJE MOMENT I RENDESISHEM PROVE E LUAJALITETI NDAJ SHBA-se.
Deklaratat e djeshme te Presidentit Trump dhe te Ambasadores amerikane ne Keshillin e Sigurimit per kete ceshtje jane shume te qarta, duke vendosur “vijen e kuqe”, qe nuk duhet kaluar, duke na lene neve vetem nje obsion, “Voten Kunder”.

Z. RAMA NE KETE RAST NUK DUHET TE PERSERISE GABIMET E KALUARA, DUKE U NDARE NGA QENDRIMI AMERIKAN, VECANERISHT KJO PER NJE RAJON KU ASGJE NUK MUND TE ZGJIDHET PA ROLIN E SHBA.
Le te jemi racionale e pa kerkuar protagonizma absurde, Shqiperia mund te luaje role te rendesishme ne Rajonin tone, ku fatkeqesisht kemi demtuar rende pozicionin tone stabilizues vitet e fundit, por jo ne Lindjen e Mesme ku ne duhet te ndjekim qendrimin e ShBA.

Keto principe duhet te na drejtojne sot ne OKB gjate votimit te asaj Rezolute, qe eshte larg hapesires se interesave dhe rolit tone.
Meqe Z. Minister evitoi perseri te keshillohet me Komisinin e Jashtem, gje kjo e detyrueshme ne cdo vend normal, duke marre keshtu ai te gjitha pergjegjesite, po ja tranzmetoj publikisht keto mendime.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059