INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeruzalemi kryeqytet, Hamas: Trump hapi portat e ferrit

Jeruzalemi kryeqytet, Hamas: Trump hapi portat e ferrit

Publikuar më: 10:26 07-12-2017

Siç edhe pritej vendimi i Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet dhe për të zhvendosur ambasadën nga Tel Aviv ka shkaktuar reagime të forta.

Grupi palestinez Hamas u shpreh se një vendim i tillë hap portat e ferrit. Ndërkohë në Gaza kanë nisur edhe protestat.

Tetë shtete kanë kërkuar ndërkohë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ndërsa BE kërkon që Jeruzalemi të jetë kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës njëkohësisht.

Kancelarja Merkel është shprehur kundër vendimit të Trump, po ashtu edhe Ankaraja e cila konfirmoi se shpallja e Jeruzalemit minon paqen dhe stabilitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758