INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Jepini komandë merimangës dhe ajo kërcen . Njihuni me Kim

Jepini komandë merimangës dhe ajo kërcen . Njihuni me Kim

Publikuar më: 12:28 09-05-2018

A kishit dëgjuar më parë se me një komandë një insekt mund të kërcejë? Ja që ka ndodhur dhe kjo pritet të aplikohet edhe në minirobota që janë jashtë teknologjisë njerëzore.
Merimanga e quajtur KIM është trajnuar që të kërcejë apo hidhet në momentin që i kërkohet nga shkencëtarët. Kim i përket rracës Regius Phidipus, e njohur si merimanga që kërcen 6 herë sa gjatësia e trupit të saj.
Forca e këmbëve të krijesës është sa 5 fishi i peshës së saj. Studimi nga Universiteti i Manchester ndihmon inxhinierët të krijojnë mini robota të shkathët që janë jashtë teknologjisë njerëzore. Shkencëtari që drejtoi ekipin Mostafa Nabawy tha: “Kjo është e mahnitshme nëse e kuptojmë këtë biomekanikë dhe ta zbatojmë në fusha të tjera të studimit.”
Ekipi trajnoi Kim të hidhet në lartësi të ndryshme në një platformë laboratorike. Ata regjistruan hedhjet e saj duke përdorur kamera me shpejtësi të lartë për ta sjellë në lëvizje të ngadalta që të gjithë të kuptojnë studimin.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012238025665283
    array(1) { ["section"]=> string(61) "jepini-komande-merimanges-dhe-ajo-kercen-njihuni-me-kim-57787" }