INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence "heq dorë" nga aktrimi [VIDEO]

Publikuar më: 16:48 14-09-2017

Për pak kohë...ok?

Jennifer Lawrence, një nga aktoret më të paguara të HollyWood-it, pohoi në Today Show, ku foli për filmin e saj "Mother", se do të largohej për pak kohë nga kinemaja, pas një pune intensive prej 7 vitesh. “Do bëj një pushim. Nuk kam asgjë në plan për 2 vjet”, u shpreh aktorja 27-vjeçare. “Nuk e di çfarë do të bëj, ndoshta poçe balte? Thjesht do marr një pushim të shkrutër. Shihemi për gjashtë muaj”, përfundoi ajo me shaka.

Edhe pse shpesh ka thënë se pushimi nuk ishte diçka që e çonte nëpër mend, kohët e fundit Lawrence duket se i duhet një.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535