INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni single në 14 shkurt? Kalojeni ditën me këto 10 filma që nuk i keni dëgjuar më parë

Jeni single në 14 shkurt? Kalojeni ditën me këto 10 filma që nuk i keni dëgjuar më parë

Publikuar më: 18:34 13-02-2019

Dhe pse mund të jesh single çdo ditë të vitit dhe të jesh e lumtur, kur vjen 14 shkurti situata bëhet disi stresuese. Dhe ku ka më mirë sesa një shkëputje nga rrjetet sociale dhe romanca e tepruar? Me këto 10 filma do ta kaloni ditën më së miri, cilido qoftë humori juaj.

Nëse jeni “bored”, shihni “Gerald’s Game”
Një film horror i vitit 2017 që do mbajë gjallë interesin tuaj… Duke u munduar për ta bërë më interesante jetën e tyre martesore, Jessie largohet në shtëpinë e pushimit me bashkëshortin. Papritmas, burri i saj vdes gjatë aktit dhe ajo mbetet e lidhur me pranga në krevat. Pa asnjë shpresë shpëtimi, ajo fillon të dëgjojë zëra dhe të shohë vizione të çuditshme.

Nëse po kërkoni diçka jashtë kornizave, shihni “Blue Jay”

Një dramë romantike që rikthen një dashuri gjimnazi… Jim dhe Amanda kishin 20 vjet që kishin humbur kontaktin, dhe ritakohen rastësisht në një dyqan ushqimesh. Fillojnë të flasin, të dalin për një gotë birrë dhe në fund e gjejnë veten në shtëpinë e mamasë së Jim, ku rikujtojnë të gjitha momentet e së shkuarës.

Nëse vazhdimisht e gjeni veten në marrëdhënie toksike që ju shkatërrojnë, shihni “Tallulah”

E dëshpëruar që të “lirohet” nga përgjegjësia e fëmijës së saj, një shtëpiake në Manhattan punëson një babysitter, e cila e çon historinë në një tjetër destinacion. Ajo merr fëmijën dhe e trajton sikur të ishte i saji. Pa pasur një të ardhme, zgjidhja që mendon është t’i kërkojë ndihmë mamasë së ish të dashurit e saj, duke i thënë se fëmija është mbesa e saj.

Nëse po kërkoni një provë që ishi juaj është vetë djalli, shihni “The invitation”

Të pranosh një ftesë në festën që organizon ish gruaja? Një ide jo e mirë, por të paktën nuk do shkojë aq keq sa ajo që do shihni në këtë film. Një burrë shkon në festën e organizuar nga ish gruaja e tij,aty hapen plagë të vjetra dhe krijohen tensione të reja. Përveç kësaj, ai zbulon se ish-bashkëshortja me partnerin e ri kanë menduar disa plane djallëzore për të ftuarit.

Nëse doni të shihni sa e ngatërruar mund të jetë dashuria në jetën reale, shihni “Friends with Kids”

Kudo rrethohesh nga martesa çiftesh dhe plane për fëmijë. Në komedinë “Friends ëith kids” janë dy shokë të ngushtë që vendosin të bëjnë një fëmijë, pa u kthyer në “çift”. Duke kaluar kohë bashkë, ata kuptojnë më shumë, përjetojnë kënaqësinë e prindërimit pa e cënuar lirinë personale. Por në momentin që fillojnë lidhje me persona të tjerë, të dy kuptojnë që kanë një ndjenjë romance me njëri-tjetrin.

Nëse jeni të lodhur nga cliche-të e Shën Valentinit, shihni “The graduate”

Benjamini sapo mbaroi universitetin dhe është rikthyer në shtëpinë e prindërve. E vetmja gjë të cilën po shmang: “Çfarë do bësh me jetën tënde?”. Kthesa e ngjarjes ndodh kur ai joshet nga zonja Robinson, një mikeshë e prindërve të tij. Dhe drama vazhdon: pavarësisht se nisi si diçka argëtuese, situata komplikohet kur ai bie në dashuri me të vetmen vajzë që Robinson e kishte paralajmëruar mos të ndodhte, vajzën e saj.

Nëse po kërkoni për një film dramatik si të kohërave të vjetra, por me një kthesë në fund, shihni “Atonement”

Historia e dashurisë së dy adoleshentëve Cecilia dhe Robbie,merr një kthesë ndryshe kur motra xheloze e Ceclilias akuzon Robbie-n për një krim që nuk e ka kryer. Të tre vuajnë pasojat, me burgosjen e Robbie-t. Por shpresa për dashurinë e të rinjve rikthehet kur rrugët e tyre ribashkohen gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nëse po kërkoni ngushëllim se ka më keq se jeta juaj romantike, shihni “Berlin Syndrome”

Kjo është drama dhe misteri që kërkoni. Një romancë pasionante pushimesh kthehet në një marrëdhënie obsesive kur një gazetare e re e gjen veten një mëngjes, të kyçur në një apartament në Berlin. Një natë romantike me mësuesin e saj, kthehet në atë që nuk e priste.

Nëse besoni se të gjitha lidhjet kanë plot probleme, shihni “6 Years”

Një romancë e gjallë! Një çift të rinjsh që mendonin se dashuria e tyre ishte perfekte, fillojnë të shkëputen kur mundësi të papritura i dalin në pah. Kur kalon shumë vite me një person, është e pamundur ta shohësh veten dhe atë që je pa tjetrin në krah. Një lidhje që kthehet në “të dhunshme” e që përfundon pak nga pak.

Nëse doni diçka më skandaloze se normalja, shihni “Concussion”

Një ditë thjesht të vjen një ide e çmendur në kohë: nuk mundesh më. Një shtëpiake lezbike, Abby nuk dëshiron t’i dedikohet vetëm shtëpisë, fëmijëve dhe gruas. Kënaqësinë e gjen ku? Puna si eskortë./cna.al 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824