INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jemi vend kalimi për emigrantët, po shumë pak preferojnë të qëndrojnë në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 12:49 31-01-2019

Shqipëria në 2018 është përdorur si vend kalimi për në shtete të tjera nga 4.000 emigrantë të parregullt. Po edhe pse vijnë nga vende të botës së tretë shifrat e atyre që duan të qëndrojnë në Shqipëri janë të papërfillshme, pasi vetëm 1% ose rreth 40 emigrantë kanë nisur procedurën e azilit dhe kanë shprehur interesin e tyre për të qëndruar.

Kjo e dhënë ka dalë nga një raport i Agjencisë së OKB për Refugjatët.
UNHCR, thekson se Shqipëria është nga të paktat shtete të rajonit që nuk preferohet nga emigrantët ilegalë.
Vihet se në nga rreth 22.100 persona që mbërritën në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2018, 7% paraqitën një kërkesë për azil në po atë vend. Deri në dhjetor 2018, rreth 5.200 refugjatë dhe emigrantë qëndruan në Bosnjë. Ndërsa në Serbi, nga pothuajse 8.500 njerëz që shprehën qëllimin e tyre për të kërkuar azil në Europë, 4% aplikuan për të qëndruar në Serbi. Kurse në vendin tonë numri është fare minimal 1% aplikuan për azil.
“Në Ballkan, disa shtete kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme, duke përfshirë ndihmën për zhvillimin e sistemeve të tyre të azilit dhe për të negociuar marrëveshjet e ripranimit kur është relevante.”-thuhet në raport.
Më tej, në raport, citohen dhe shtete të tjera, që përdorin klandestinët.
“Rrugët kryesore për të udhëtuar janë nga Greqia në Itali me anije ose traget, nga Bullgaria në Serbi ose Rumani, ose nga Greqia nëpërmjet ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ose Shqipërisë dhe përmes shteteve të tjera në rajon në një destinacion përfundimtar.”
Po shtete si Italia, kanë futur masa të tilla si ri-vendosja e kontrolleve kufitare dhe zbatimi i rreptë i marrëveshjeve dypalëshe për patrullimet e përbashkëta të kufirit dhe procedurat e ripranimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488