INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jemi ndërgjegjësuar apo varfëruar? Shqiptarët po konsumojnë më pak duhan

Jemi ndërgjegjësuar apo varfëruar? Shqiptarët po konsumojnë më pak duhan

Publikuar më: 10:09 25-01-2019

Duhanpirja është një ves që dëmton rëndë shëndetin. Shqiptarët ose janë ndërgjegjësuar ose po lenë duhanin se nuk kanë para, pasi rezulton se në 2018 numri i duhanpirësve është më i ulëti në 10 vitet e fundit. Pirja e duhanit ka rënë, pasi nga 43% e popullsisë së rritur që e konsumonin në vitin 2008, në 2018, cigare konsumuan vetëm 35% e meshkujve të moshës 15-49 vjeç Ndërsa është rritur me 1% pirja e cigares tek femrat për të njëjtën periudhë.
Sipas INSTAT, duhanpirësit u reduktuan me rreth 7% përgjatë një dekade teksa qeveria shtrëngoi masat e kundër pirjes së duhanit, duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet të mbyllura. Gjithashtu u rrit edhe niveli i taksimit. Rritja e akcizës për disa vite rresht ndaj cigareve, rriti çmimin tyre, duke ndikuar edhe në frenimin e konsumit.
Mirëpo siç shihet nga të dhënat zyrtare, importet e cigareve janë ulur disa herë më shumë se numri i duhanpirësve.
Rezultatet e anketës tregojnë se pirja e duhanit e cigareve është më e zakonshme në moshën 30-34 vjeç.
Cigarja pihet më shumë në zonat urbane me 38% për burrat dhe 7% e grave konsumojnë duhan, ndërsa në zonat rurale 32% burrave dhe 2% grave.
Përqindja e duhanpirësve meshkujve ndryshonnga qarku në qark, nga 23% në Korçë dhe 26% në Kukës, në 42% në Tiranë dhe 45% në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333