INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Je shqiptar që jeton jashtështetit? Me siguri kur ke ardhur në vendin tënd me pushime të kanë thënë këto 3 gjëra!

Je shqiptar që jeton jashtështetit? Me siguri kur ke ardhur në vendin tënd me pushime të kanë thënë këto 3 gjëra!

Publikuar më: 11:56 07-08-2018
Nga Anisa Bega
 
Kam lexuar artikuj të ndryshëm ku na rikujtojnë shprehjet që dikur shqiptarët i përdornin shpesh mes njëri-tjetrit.
Si vend i vogël i izoluar prej vitesh, kemi disa zakone dhe shprehje interesante që kur i mendojmë që edhe vetë i përdorim, na vjen për të qeshur. Por, në këtë shkrim po mendoja të rikujtojmë edhe shprehje që kanë mbetur në fjalorin tonë, sidomos në bisedat me të tjerët. Pjesa që nuk kemi takt kur takojmë edhe dikë që kemi vite pa e parë, të sjell edhe më shumë ndërmend që vërtetë po takon një shqiptar. Fakti që shumica kanë emigruar dhe vazhdojmë të lëvizim nëpër botë, na i nxjerr edhe më shumë në pah, disa shprehje tipike që dëgjojmë kur takohemi pas disa kohësh me dikë bashkëkombas. Nëse do keni edhe ju ndonjë shprehje për të shtuar mund të na ndihmoni edhe më shumë.
1. Paske rënë pak, nuk qenke si dikur
Si fjali është një tmerr i vërtetë, si mund t’ja thuash dikujt këtë gjë, duke e bërë të ndihet skandal me veten e tij?! Por ngaqë e kemi si shprehje, duket sikur ai tjetri vërtetë po ta qan hallin pse ti ke rënë. Si ke rënë? Pra, je plakur, je shëmtuar dhe duket sikur po vuan shumë. Përgjigja e tjetrit është: O ndoshta të duket ty, se kam hequr disa kg ( në rastet kur nuk dëshiron t’i përgjigjesh keq). Po aman thuaj, ndonjë gjë pozitive, se nuk të gjen gjë!
 
2. Pse nuk e merr edhe vëllain, ose motrën atje ku jeton ti? Gjeji ndonjë nuse ose burrë për dokumenta, ta shpëtosh!
Nga varfëria, ideja ka qenë gjithmonë të ikim të gjithë që të shpëtojnë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, sërish e kemi në mentalitetin tonë të rregullojmë njëri-tjetrin në vendin jashtë ku ndonjë i afërm jeton. Edhe nëse ti mund të jesh me familjen dhe ke problemet e tua, sërish duhet të marrësh dikë atje ku jeton t’ja rregullosh jetën.
3.  I ndihmon ekonomikisht prindërit? Sa i dëgon?
Ne i kemi qejf pyetjet personale, siç është rroga ose gjendja ekonomike e dikujt. Kur vjen dikush nga jashtë, e pyesin fillimisht : Hë të paguajnë ndopak andej? I ndihmon prindërit, ose të afërmit me para? Ende është ideja që ata që jetonë jashtë duhet të punojnë natë e ditë dhe të ndihmojnë edhe vëllezërit që rrinë këtej në kafe gjithë ditën. Ah të shkretët!
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053