INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Je një k*rvë''!/ Të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, por Lori ia bën me gisht të mesit ''modeles'' që u kap MAT me Visin? [VIDEO]

''Je një k*rvë''!/ Të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, por Lori ia bën me gisht të mesit ''modeles'' që u kap MAT me Visin? [VIDEO]

Publikuar më: 19:43 20-01-2019

Pavarësisht se nuk postonin shpesh foto bashkë, detaje të ndryshme nga profilet e tyre në Instagram tregonin se Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari vazhdonin të shijonin romancën e nisur vite më parë.

Por së fundmi flitet se Lori dhe Visi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe arsye është bërë një e tretë. Madje shumë ndjekëse ia vënë në dukje këtë gjë fashionistes shqiptare, përmes komenteve në fotot e saj.

Në një foto të publikuar nga “InTV”, tregohen komentet e disa prej ndjekëseve që tregojnë se e kanë parë të dashurin e Lorit në një klub nate në kryeqytet me një tjetër femër.

Sipas burimeve për “InTv.al”, vajza me të cilën është parë Visi është një modele shqiptare, por emri mbetet anonim. Si për të vërtetuar thashethemet, Lori bëri disa postime në Insta Story të memeve +18, ku u drejtohet modeleve sesi arrijnë kënaqësinë.

Lori vendosi që ta fshinte më vonë postimin, ndërsa Visi nga ana tjetër vendosi që të publikonte idenë e të njëjtës meme, por me disa ndryshime.

Në profilin e tij në Instagram vazhdojnë që të jenë foto me Lorin por asnjeri prej tyre nuk e ndjek me tjetrin.

E ndërkohë që të gjithë po flasin për ta, Lori e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në shoqërinë e mikeshave të saj dhe motrës, Sarës. Por një video e publikuar nga shoqja e saj Anxhela në Snapchat na intrigoi disi. Teksa po kërcenin, Lori Hoxha ngre gishtin e mesit duke iu përshtatur tekstit të këngës:“You re such a fucking hoe” (je një k*rvë).

Mos vallë këto fjalë janë për “të tretën” mes saj dhe Visit?

Lorihoxha from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271