INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Je një Erë e re’, Monika Kryemadhi i bën urimin e ëmbël vajzës së saj për ditëlindje [FOTO]

‘Je një Erë e re’, Monika Kryemadhi i bën urimin e ëmbël vajzës së saj për ditëlindje [FOTO]

Publikuar më: 12:21 16-02-2018

Era Meta sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 13 vjeç.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë një dedikim të ëmbël ku shpreh dashurinë e pafund që ndjen për të bijën duke i përcjellë dhe urimet më të përzemërta.

“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!”, shkruan Kryemadhi krah fotos me Erën.

 ftghnb.png

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227