INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Je e ftuar në një dasëm? Ja 5 veshjet që nuk duhet t’i vishni [FOTO]

Je e ftuar në një dasëm? Ja 5 veshjet që nuk duhet t’i vishni [FOTO]

Publikuar më: 14:19 28-06-2018

“Një martohet dhe 100 tërbohen” është shprehja e urtë popullore që i thotë të gjitha. Të gjithë angazhohen aq shumë se çfarë do të veshin ditën e dasmës së një të afërmi apo shokut ose shoqes. Fillojnë kërkimet nëpër revista, internet, Instagram për t’u frymëzuar se çfarë të veshim atë ditë që të shkëlqejmë. Por janë disa rregulla që ne duhet t’i kemi parasysh kur kërkojmë një veshje të caktuar për në dasëm. E kemi fjalën për rregulla për të respektuar ceremoninë dhe çiftin që martohet. 

1. Mos u vishni me të bardha, qëndroni më mirë tek ngjyrat natyrale, sepse atë ditë vetëm nusja duhet të jetë me të bardha.

523dbfc1f952f7d8fd81ccac400ae9b0.jpg


2. Xhinset, JO!
Pse duhet të vishni pikërisht xhinse kur ju ato i vishni përditë? Provo një jumpsuit si kjo:

axis-wr158-v1-1520454309.jpg

 

 

 


3. Thuaji ‘mirupafshim’ pantallonat e shkurtra, sidomos djemtë. E kuptojmë është vapë, por më mirë një palë pantallona të lirshme dhe të rehatshme.

8478979-4-1520454515.jpg

 

 

4. Keni veshur një fustan që ju dalin shpatullat jashtë dhe po shkoni në kishë? Ju duhet të merrni një shall të lehtë më vetë për t’i mbuluar për të respektuar vendin ku po shkoni

102148275-1520454668.jpg

 

 


5. Mos u vishni kundër kodit të veshjes që kanë caktuar organizatorët e dasmës

a4ae4a25f61156ab9350dc335b773a39.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032620429992676