INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
’Je dhurata më e bukur në jetë’, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë videon dhuratë për vajzën e tyre [FOTO/VIDEO]

’Je dhurata më e bukur në jetë’, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë videon dhuratë për vajzën e tyre [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:00 28-11-2017

Videoja dhe bashkëpunimi i tyre në këngën ‘Dhurata’ ishte paralajmëruar prej ditësh.

Sot në ditën e veçantë të tyre, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani sapo publikuan klipin ‘Dhurata’, si një dhuratë për ditëlindje vajzës.

Dy prindërit, publikuan videon, shoqëruar me nga një urim special për të shtrenjtën Ameli.

“Gezuar datelindjen e shtrenjta ime ne kete dite te madhe dhe te bekuar. Ti erdhe atehere kur kishim me shume se kurre nevoje per ty si Dhurata me e bukur ne jete. Kjo kenge qe besoj se jane fjalet e cdo prindi eshte Dhurata jone per ty. Ti sot mbush 2 vjec dhe ne urojme me zemer qe te behesh 105. Na duket sikur te gjithe shqiptaret sot festojne pak edhe per ty. Gezuar diten e Pavaresise te gjitheve dhe qofshi te lumtur prane familjeve tuaja”, shkruan Albani.

albani.png

 

“Gezuar Datelindjen zemra e mamit.

Sot qielli eshte i paster per te dhuruar te gjitha rrezet e diellit qe ti meriton ne kete dite te madhe. Asgje nuk dua me shume ne jete se lumturine tende. "Ti je dhurata me e bukur ne jete, je te gjitha pergjigjet, je suksesi i vertete."

Gezuar shpirt me kete kenge ty dhe cdo prindi, femije e cdo shqiptari kudo ne bote”, është urimi i Miriamit.

miriam.png

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436