INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jashtë protestë, në parlament betohen tre deputetë të rinj [EMRAT]

Jashtë protestë, në parlament betohen tre deputetë të rinj [EMRAT]

Publikuar më: 11:26 21-03-2019

Këtë të enjte në seancën plenare janë betuar edhe tre deputetë të rinj të opozitës.

Teksa jashtë protesuesit hidhnin shashka në seancë u betuan Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani të tre nga radhët e LSI-së.

Me betimin e tre deputetëve të rinj, në Parlament ka 95 deputetë, 16 vetëm nga opozita.

Pak minuta para se të hynte në sallë, Gjoni përfaqësues i LSI-së u sulmua me një shiringë me bojë jashtë banesës së tij.

Gjoni u shpreh se sulmi ishte porositur nga lart, por se kjo gjë nuk do ta ndalte në qëllimet e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104