INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
James Van Der Beek rrëfen: 'Më kanë sulmuar seksualisht burra më të mëdhenj në moshë [FOTO]

James Van Der Beek rrëfen: 'Më kanë sulmuar seksualisht burra më të mëdhenj në moshë [FOTO]

Publikuar më: 15:25 12-10-2017

Besojmë e mbani mend aktorin e serialit të famshëm “Dawson’s Creek”, James Van Der Beek.

Së fundmi ai ka ngritur zërin ndaj sulmit seksual që i është bërë në Hollywood.

Po bëjnë shumë zhurmë deklarimet e yjeve të  Hollywood-it të cilët po flasin kundër producentit Harvey Weinstein, pas akuzave të shumta të tij për ngacmime seksuale. Që kur prodhuesi i filmit nuk është më kryetar i kompanisë së filmave Weinstein, aktore si Meryl Streep apo Jennifer Lawrence kanë reaguar ndaj sjelljes së tij "të pafalshme" ndërkohë që përkrahin femrat që kanë vendosur të flasin.

Van Der Beek, 40 vjeç, mbrojti “ viktimat”  e famshme të cilët kishin ngurruar të flisnin në  lidhje me sulmet e tyre, duke shtuar se edhe ai kishte heshtur për përvojat që kishte patur kur ka qenë i ri dhe në kulmin e karrierës.

Por si duket është koha e duhur për të folur. Ndaj mbrëmjen e së mërkurës, ai bëri një seri postimesh në Twitter.

“Për këdo që e gjykon gruan që hesht, lexojeni këtë për perspektivë. Ajo për të cilën Weinstein po akuzohet, quhet vepër kriminale dhe ky veprim është i papranueshëm në çdo industri. Edhe unë kur isha i ri, kam patur eksperienca aspak të mira, meshkuj në moshë që më preknin të pasmet apo që më përfshinin në biseda më përmbajtje seksuale”, shprehet aktori.

Van Der Beek hyri në industrinë e filmit kur ai ishte 20 vjeç, duke marrë rol në serialin për adoleshentë Dawson's Creek dhe më pas u përfshi edhe në filma.

Der Beek është pjesë e një numri të madh yjesh Holllywoodi  të cilët më në fund kanë shkëmbyer tregimet e tyre të sulmeve seksuale,  në mediat sociale. Prodhuesi i Hollivudit Harvey Weinstein sulmoi dhe përdhunoi dhjetëra gra gjatë një periudhe prej tre dekadash.

etrttttr5465.png

 

seret.png

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387