INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jam përdhunuar në moshën 16-vjeçare, por mua më pëlqeu...' Deklarata e Robert Aliaj që shokoi të gjithë, bën që ai të reagojë kështu: Ja pse e bëra [FOTO]

'Jam përdhunuar në moshën 16-vjeçare, por mua më pëlqeu...' Deklarata e Robert Aliaj që shokoi të gjithë, bën që ai të reagojë kështu: Ja pse e bëra [FOTO]

Publikuar më: 22:45 22-09-2018

Deklarata e Robert Aliaj në emisionin “Provokacija” ku tha se ishte përdhunuar nga një femër në moshën 16-vjeçare dhe kishte ndjerë kënaqësi bëri bujë në të gjitha portalet shqiptare ditën e sotme.

“Kam qënë i vogël dhe nuk kam bërë dashuri, por më ka përdhunuar një mami. Nuk ishte traumatike, më pëlqeu shumë, por më shkatërroi fare sepse bënte xhiro aq shumë sa më copëtoi fare. Isha 16 vjeç, unë e shijova, mbase edhe një femër kur përdhunohet e ka një moment kënaqësie, por kjo nuk do të thotë se nuk është përdhunuar, është fakt”, u shpreh kështu Aliaj.

Fjalët e tij sigurisht ngjallën komente nga më të ndryshmet, prandaj Roberti vendosi të prononcohej për arsyen pse e tha këtë gjë.

“Mund të kesh 100 argumente interesante dhe të gjithave mediave te shitura t’ju interesoj vetëm një informacion pa vlerë, një provokim ironik për ta bërë lajm. Unë ja dhashë këtë kënaqësi me qëllim: E para meqë e kuptova që po kërkohej një lajm dhe mua më pëlqen të eksperimentoj qëllimisht që ata të bënin atë që prisja unë, ta nxirrnin nga konteksti dhe të tregoheshin keqdashës.
Dhe e dyta lëvizja “Me too Movement”, për të cilët kam rezerva për celebritetet që pretendonin majtas-djathtas se ishin përdhunuar mbasi kishin shkuar vetë për të përfituar ndonjë rol ose tjetër gjë, dhe pastaj u kujtuan mbas 20 – 30 vjetësh për arsye interesash të tjera, etj. Më tepër e bëra për ironi për arsyen e dytë. Dhe kështu u realizua Provokacija on Provokacija një provokim me shaka e transformuar në dramë. Sepse skandal do të thotë shikueshmëri dhe të gjithë po konkurrojnë për pjesën e luanit. Dhe njerëzve u serviren gjërat më pa vlerë. Mirëpo mua më intereson ky degradim, ky model gazetaresk i pështirë, në këtë demokracinë tonë të çoroditur nga krizat dhe ndërgjegja e korruptuar e një pjese. Më intereson ta provokoj interesin e tyre të veçantë për spekulimet, thashethemet, deformimet e informacionit, etj”, u shpreh ai për revistën“Class”.

-640-0-5ba60f12c7a8f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032138824462891