INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Jam krenare që jam shqiptare', mediat serbe, kroate dhe boshnjake shkruajnë për Rita Orën[FOTO]

'Jam krenare që jam shqiptare', mediat serbe, kroate dhe boshnjake shkruajnë për Rita Orën[FOTO]

Publikuar më: 21:58 18-02-2018

Jo vetëm në mediat shqiptare. Edhe në mediat e rajonit koncerti madhështor i Rita Orës në Kosovë ka bërë goxha bujë.

Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e këngëtares së famshme në Prishtinë raporton telegrafi.com.

Më poshtë ju sjellim disa prej titujve në mediat kroate, boshnjake dhe serbe, lidhur me koncertin e Ritës në Kosovë për 10-vjetorin e pavarësisë:

“Rita Ora mbajti koncert në Kosovë – Në një triko seksi, këngëtarja e famshme krijoi spektakël në Kosovë: ‘Jam krenare që jam shqiptare'” – është titulli i Dnevnik.hr.

“Kosovë / Rita Ora këndoi në Prishtinë para 300.000 njerëzve: Unë jam shqiptare krenare” – shkruan RadioSarajevo.ba.

“Rita Ora mbajti koncert spektakolar në Prishtinë: Krenohem që jam shqiptare” – është titulli i Klix.ba.

“Rita Ora këndoi në festën e Pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, menjëherë pas koncertit u largua nga Prishtina!” – shkruan Telegraf.rs.

“Rita Ora gjysmë e zhveshur në Kosovë” – shkruan Mondo.rs.

“Ua dhuroi një koncert për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – Ylli botëror, Rita Ora, mbajti koncert në Prishtinë para 300.000 njerëzve” – është titulli i 100posto.hr.

“Prishtina në këmbë, Rita Ora këndoi para 300.000 kosovarëve” – ka shkruar Vecernji.hr.

Edhe artikujt në mediat e rajonit janë të shoqëruar me fotografi dhe video nga performanca e yllit botëror në Prishtinë..

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549