INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahti turk i braktisur në Shëngjin/ Shfaqet pronari, shtohet misteri[FOTO]

Jahti turk i braktisur në Shëngjin/ Shfaqet pronari, shtohet misteri[FOTO]

Publikuar më: 09:14 10-09-2019

Sot është shfaqur pronari i jahtit turk që u gjend i braktisur ditën e shtunë në brigjet shqiptare. Po njëherësh është shtuar misteri pasi ai ka deklaruar se nuk ka qënë vetë pjesë e udhtimit me jaht.
Mësohet se në Lezhë pronari i jahtit, Nedim Akyuz ka udhëtuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ambasadës Turke në Tiranë. Në dëshminë e dhënë në polici, Nedim Akyuz, tha se jahti i bllokuar është pronë e tij.
Ai ka shpjeguar se nuk ka qenë në bordin e jahtit, por mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javuz. Kapiteni sipas Akyuz ka qenë në ishullin e Korfuzit në Greqi, pasi aty ka qëndruar vëllai i Akyuz së bashku me familjen. “Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit. Hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat Shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë…”- ka rrëfyer Nedim Akyuz.
Pas kësaj bisede Nedim Akyuz thotë se ka tentuar disa herë të lidhet në telefon me kapitenin e jahtit por nuk ka mundur. Ai ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethanave se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz.
Gjatë ditës së djeshme Akyuz ka dorëzuar si provë disa dokumente që vërtetojnë pronësinë e jahtit, por në ditët në vijim ka premtuar se do verë në dispozicion dhe dokumente të tjera. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të jahtit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa dokumente, pije alkoolike dhe freskuese të llojeve të ndryshme, 265 euro dhe disa veshmbathje.
Nga të dhënat e monitorimi të lundrimit të mjeteve, jahti “Atik Bey”, në datën 30 gusht 2019 ka qenë në Budva. Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në Instagram.

jahti_pokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006