INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahti MBYTET në detin Jon, policia kufitare i vjen në NDIHMË Italianit

Jahti MBYTET në detin Jon, policia kufitare i vjen në NDIHMË Italianit

Publikuar më: 16:44 19-01-2019

Policia kufitare e Sarandës ka shpëtuar një shtetas italian në detin Jon.

Italiani ishte nisur me jaht nga Korfuzi për në Sarandë, por jahti ishte mbytur vetëm dy milje larg bregdetit të Sarandës.

Fatmirësisht jahti është pikasur nga policia kufitare, e cila mundi të shpëtojë italianin, emrin e të cilit nuk e bën ende me dije.

Italiani ka deklaruar në polici se ishte nisur për turizëm, por mbetet enigmë arsyeja se pse jahti u përmbyt.

Ndërkohë, policia ka hapur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715