INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si  ta përdorni sodën e bukës për flokë dhe fytyrë

Ja si ta përdorni sodën e bukës për flokë dhe fytyrë

Publikuar më: 18:52 11-07-2018

A shpenzoni shumë para në produkte të ndryshme për fytyrë dhe flokë më të bukur?

Ne kemi një lajm të mirë. Është koha që t’i thoni ‘lamtumirë’ përfundimisht të gjitha produkteve që përpos që janë të shtrenjta, kanë edhe shumë kimikate të dëmshme, që mund të kenë efekte negative.

Më poshtë po ju sjellim disa trajtime natyrale që do të bëjnë fytyrën dhe flokët tuaj të kenë plot shkëlqim.

Sekreti? Soda

Soda është një ilaç natyral që mund të trajtojë shumë probleme të lëkurës. 

Soda e bukës është një pastrues shumë i fuqishëm i fytyrës, jashtëzakonisht efektiv në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, në parandalimin e shfaqjes së akneve dhe në hapjen e poreve të fytyrës.

Në mënyrë që të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e lëkurës, duhet të provoni maskat e mëposhtme me sodëqë do të bëjnë të keni një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe plot shkëlqim.

Nëse doni flokë me volum dhe shumë shkëlqim, atëherë provojeni shampon me sodë!

Soda e bukës dhe ujë

Kombinimi i limonit dhe sodës është i dobishëm për dezinfektimin e lëkurës, për pastrimin e lëkurës së yndyrshme, dhe për reduktimin e shenjave nga plakja e lëkurës.

Përzieni dy lugë gjelle sode buke dhe dy lugë gjelle sheqer të grirë ngjyrë kafe në një filxhan. Mbusheni çerekun e filxhanit me lëng limoni.

Përzieni përbërësit derisa ato të jenë të kombinuara mirë. Lajeni fytyrën paraprakisht dhe pastaj butësisht aplikojeni këtë maskë në lëkurë.

Pasi ta keni aplikuar, lëreni përzierjen të qëndrojë për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Soda e bukës dhe vaji i kokosit

Vaji i kokosit është shumë i dobishëm për hidratimin e lëkurës. Kombinimi i sodës dhe vajit të kokosit do të pastrojë dhe zbutë lëkurën tuaj.

Kjo përzierje është shumë efektive në trajtimin e lëkurës së thatë dhe lehtësimin e ndonjë inflamacioni të lëkurës.

Për ta bërë këtë maskë, ju duhet të kombinoni sasi të barabarta të vajit të kokosit dhe sodës.

Pasi t’i kombinoni përbërësit, aplikojeni maskën në lëkurë. Lëreni për disa minuta dhe pastaj shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Shampo me sodë buke

Përzieni sodën e bukës dhe ujin, në raport 1:3, pra për shembull 1 lugë gjelle sodë dhe 3 lugë gjelle ujë, në një shishe të vogël.

Sasinë mund ta përshtatni varësisht nga gjatësia e flokëve tuaj, pra, nëse keni flokë të gjata deri te krahët, përzieni 2 lugë gjelle sodë bikarbone dhe tri herë më shumë sasi uji.

Aplikojeni këtë shampon në flokë të lagura duke filluar nga rrënjët e pastaj pjesën e poshtme.

Lëreni këtë shampon në flokë për 1-3 minuta dhe më pas shpëlani flokët. Në fund, shpëlani flokët me shumë sasi uji.

Mund t’iu duket e çuditshme të lani flokët pa shkumë shamponi në fillim por do të mësoheni me kohë.

Article Logic
Execution time: 0.021667003631592