INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si reagoi Trump pas vizitës që Melania bëri në qendrën e ndalimit të emigrantëve

Ja si reagoi Trump pas vizitës që Melania bëri në qendrën e ndalimit të emigrantëve

Publikuar më: 09:34 22-06-2018

Zonja e Parë Melania Trump bëri një vizitë të enjten në qëndrat e ndalimit në kufi në Teksas ku fëmijët po mbahen të ndarë nga familjet e tyre. Duke vizituar qendrat sociale ku mbahen fëmijët që kanë hyrë ilegalisht në SHBA ajo pyeti “si mund ti ndihmoj këto familje që të ribashkohen me familjet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur?”. Po Zonja e Parë e Amerikës është kritikuar për veshjen e zgjedhur me këtë rast. Ajo kishte veshur një pallto të gjatë një udhëtimi ndërsa vizitoi qendrën e ndalimit të fëmijëve të emigrantëve në Teksas. Melania kishte zgjedhur një pallto, e cila përmbante mbishkrime grafitesh me fjalët "Unë me të vërtetë nuk dua t’ia di, doni ju tia dini?". Zëdhënësja e saj tha "nuk kishte asnjë mesazh të fshehur" në zgjedhjen e modelit të veshjes së Zonjës së Parë. Presidenti i SHBA Donald Trump më vonë ka reaguar duke shkruar në twitter se mbishkrimi në pallton e gruas së tij "ishte thjeshtë një “Fake News”, lajm I rremë në media". Ndërkohë presidenti i vendit bëri këtë deklaratë pas vizitës së Melanias. “Ivanka ndjehet shumë e fuqishme, gruaja ime ndjehet shumë e fuqishme, po ashtu edhe unë. Mendoj se çdokush që ka një zemër do të ndihej I fuqishëm. Nuk dua të shoh familje të ndara”-tha Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934