INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ka përfunduar bosi i Playboy [FOTO]

Ja si ka përfunduar bosi i Playboy [FOTO]

Publikuar më: 14:37 11-11-2016

Edhe miteve u vjen fundi.

I shndërruar në një skelet i tkurrur dhe i zbehtë prej vetëm 40 kilogramësh, legjenda e Playboy Hugh Hefner po përballet me ditët e tij të fundit. Kjo të paktën është ajo për të cilën frikësohen miqtë e tij. Radar Online bën me dije se 90 vjeçari është aq i dëshpëruar që të mbajë shëndetin e tij të përkeqësuar një sekret sa është fshehur nga syri publik që në maj. Jo vetëm kjo, madje ai edhe i detyron të ftuarit që e vizitojnë që të nënshkruajnë një dokument ligjor ku u ndalon atyre që të diskutojnë gjëndjen e tij shëndetësore. Burime pranë tij bëjnë me dije se Hefner tashmë është vetëm  një hije e asaj që ka qenë. Trupi e ka braktisur plotësisht dhe ai nuk mundet as të ecë më. Atij i duhet ta ngrenë dhe ulin të tjerët nga karrikja e tij me rrota dhe shumica e e miqve mendojnë se ai nuk e ka të gjatë. Pavarësisht kësaj jemi të bindur se në krahun e tij gjenden ende më shumë femra të bukura se në trecerekun e meshkujve të shëndetshëm aty jashtë. Legjenda është afër fundit, por mbetet një legjendë.

heffnerout.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00307297706604