INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si i thyejnë zemrat shenjat e horoskopit

Ja si i thyejnë zemrat shenjat e horoskopit

Publikuar më: 19:07 30-11-2018

Askush nuk dëshiron që t’i thyejë zemrën një njeriu të dashur.Secili prej nesh e bën në një mënyrë të veçantë duke marrë parasysh edhe situatën,por shenja juaj e horoskopit mund ta parashikojë mirë, se si i thyeni zemrat.

Dashi
Tërhiqesh shumë shpejt nga personat, por e ke të vështirë të mbash raporte afatgjata. Thyen zemra duke bërë të tjerët të bien në dashuri me ty, ndërsa ti je gati t’i thuash mirupafshim pas disa javëve. Nuk do të jesh kurrë dashuria e madhe e dikujt,lodhesh shpejt dhe shkon në kërkim të diçkaje tjetër.

Demi
E ke të vështirë të hapesh me njerëzit. Kur vendos ta bësh e bën me ngadalë, kur personat fillojnë të të besojnë ti bëhesh i ftohtë dhe mbyllesh në vetvete, kështu i thyen zemrën.

Binjakët
I thyen zemrën partnerëve potencialë për shkak të mospërputhshmërisë. Paqendrueshmëria juaj bën që edhe lidhjet tuaja të preken. Një ditë je i dashur dhe pasionant, ditën tjetër sillesh ftohtë.

Gaforrja
I beson shumë familjes dhe miqve, nëse një prej tyre bën një koment negativ mbi njeriun me të cilin ke krijuar një raport do të mund ta mbyllje marrdhënien menjëherë.

Luani
Fama juaj është ajo që i thyen zemrën partnerit tuaj. Do të jesh gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe mendon vetëm për dëshirat dhe nevojat e tua, duke injoruar dëshirat e partnerit.

Virgjëresha
Jeni të pavendosur, i mendoni gjërat gjatë dhe kështu i thyeni zemrën partnerit. E ke të vështirë të marrësh vendime në lidhje me raportin tënd. Kjo të bën të distancuar dhe të ngadaltë,ndërsa partneri nuk mund të të presë më.

Peshorja
Njerëzit duan shumë të jenë rreth teje, kjo falë aftësive të tua sociale, por kërkon të dukesh në çdo bisedë, duke i lënë në hije të tjerët.

Akrepi
Të jesh i sinqertë është gjë e mirë, por ndonjëherë me sinqeritet i copton zemrën të tjerëve. Kur je i lodhur nga dikush të mungon ndjeshmëria dhe i thua fjalë ,të cilat mund ta lëndojnë.

Shigjetari
Je një person i fokusuar tek karriera. Vendos sigurinë ekonomike para çdo raporti . Kjo i thyen zemrën partnerit tënd, që do të ketë prioritet në jetën tënde.

Bricjapi
Je i programuar dhe vizionar, të pëlqen të ndjekësh një rutinë të caktuar me përpikmëri. Është e lehtë të thyesh zemra në këtë rast,jo të gjithë mund ta respektojnë rutinën tuaj.

Ujori
Zgjuarsia juaj thyen zemrën e partnerit,pasi e bën të ndjehet inferior. Kërkon gjithnjë stimul intelektual dhe nuk i duron dot bisedat boshe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395