INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si dukej Justin Bieber kur ishte fëmijë...[FOTO]

Ja si dukej Justin Bieber kur ishte fëmijë...[FOTO]

Publikuar më: 19:10 08-01-2017

Justin Bieber e ka shprehur në mënyrë të qartë “urrejtjen” e tij ndaj Instragram-t, duke hequr dorë nga ky rrjet social. Mirëpo fansat mund t’i gëzohen faktit se përditësohen me jetën e tij nga adresat e familjes së këngëtarit. Babai i Justin, ka hapur arkivat dhe ka shpërndarë dy foto të çmuara të djalit të tij kur ishte fëmijë...dhe sigurisht kur nuk kishte hyrë në botën e showbiz. Në foton e parë, pas bebes Justin, ndodhet një letër në të cilën shkruhet “Të dua babi”, ndërsa foto e dytë ngjan më shumë si një fotografi e shkollës, ku 22 vjeçari ka pozuar si i habitur.

Ata nuk është se kanë patur ndonjë marrëdhënie kushedi se çfarë, pasi Jeremy ishte në burg kur lindi Justin, por duket se tashmë ata kanë relata të mira, pikërisht si babë e bir. Ai e ka shoqëruar yllin e muzikës pop në shumë koncerte, si dhe Justin mori pjesë në festën e fejesës së babait. Ai gjithashtu është shumë i afërt me vëllain dhe motrën e tij nga babai, Jaxon dhe Jazmyn. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779