INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të duken iPhonët e rinj

Ja si do të duken iPhonët e rinj

Publikuar më: 13:28 11-07-2018

Apple është padyshim brandi më i preferuar nga përdoruesit. Sa herë që kjo kompani hedh diçka në treg, bota e smartphone ndryshon.

Tani, duket se Apple është gati për të prezantuar iPhone XI dhe sipas zërave dhe një model ekonomik. Mendohet se këtë herë do të kemi 3 iPhone të rinj, të cilët do të jenë:

iPhone XI plus(999$)- i cili do të ketë një ekran 6.5 inch OLED dhe sipas zërave dhe 3 kamera.

iPhone XI(899$)- i ngjashëm me versionin plus, por do të ketë dy kamera dhe një ekran 5.8 inch OLED.

iPhone 9- i cili do të jetë versioni ekonomik i këtij viti. Do të ketë të njëjtat parametra me dy të tjerët, por do të ketë disa kompromise normalisht. Ekrani i tij 6.1 inch do të jetë LTIPS LCD (i cili kushton më pak se OLED) dhe nuk do të suportojë 3d Touch. Pritet që versionet e tij të kenë më pak memorje se dy të tjerët.

Po ashtu, pritet që versionet e këtij viti të jenë të disponueshëm në disa ngjyra dhe jo vetëm bardhë e zi, si të vitit të kaluar. Sidoqoftë në këtë fushë, nuk kemi asgjë të sigurt.

iphone_new_lineup.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457