INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja seriali që ndihmoi shumë të rinj të raportonin abuzimet seksuale [FOTO]

Ja seriali që ndihmoi shumë të rinj të raportonin abuzimet seksuale [FOTO]

Publikuar më: 22:40 30-03-2018

Televizioni është një medium tepër u fuqishëm, që ka aftësinë të ndikojë në mendimet dhe ndjenjat e milionave njerëz nga e gjithë bota. Tashmë është e dtur tashmë që kryesisht filmat ndikojnë tek ne duke marrë edhe shembuj nga personazhet për të vënë në jetë në jetën e përditshme. Këtë gjë e vërteton dhe një studim i fundit nga Netflix dhe universiteti i Northëestern. Hulumtimet u bazuan tek reagimet e adoleshenteve dhe prindërve pas daljes se serialit "13 reason why" , një film ku tematikë kryesore kishte bullizmin, ngacmimet seksuale dhe vetëvrasjet që kryhen në gjimnaz. Studiuesit i përqendruan kërkimet e tyre tek 6.200 pjesëmarrës mes tyre adoleshent dhe prindër, nga Britania e Madhe, SHBA, Brazili dhe Australia.

Pjesëmarrësit pasi panë filmin u pyetën se çfarë mendimi kishin për ngacmimet në gjimnaze. Një nga aspektet më të rëndësishme të studimit ishte zbulimi nëse seriali do ti ndihmonte adoleshentet të tregonin problemet e tyre prindërve. Rezultatet treguan se 65% e prindërve raportuan se fëmijët e tyre pasi ndoqën serialin nisën të bisedonin me ta për problemet që i shqetësonin. Të dhënat treguan se 75% e të rinjve raportuan se kishin kaluar ngacmime të njëjtat me ato që trajtoheshin në film, dhe 70% raportuan se seriali "13 reason why" i bëri të mendonin më shumë.

Duke marrë parasysh ndikimin që pati ky serial producentët dhe psikologet kanë lajmëruar që do shfaqin një tjetër sezon të "13 reason why" i cili do trajtojë një nga temat më shqetësuese tek adoleshentet, përdorimin e dograve. 13 reason why’ na mëson shumë për mënyrën se si duhet të trajtohen njerëzit dhe se sa shumë ne ndikojmë në jetën në e njëri-tjetrit.

rmn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031969547271729