INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja se si Chiara Ferragni u rendit ndër të famshmet që ‘revolucionarizuan’ fustanin e bardhë! Mesazhet e fshehura pas tij [FOTO]

Ja se si Chiara Ferragni u rendit ndër të famshmet që ‘revolucionarizuan’ fustanin e bardhë! Mesazhet e fshehura pas tij [FOTO]

Publikuar më: 11:09 06-09-2018

Nuk është më fustani klasik prej princeshe. Nuk mungon as ai, por për nuset moderne ka diçka tjetër që i bën fustanet e tyre të bardha edhe më të bukura, shkruan Class. Të personalizuar, të qëndisur me vizatime, me vargje, me një histori për të rrëfyer apo edhe me vargje këngësh e dedikime personaleNuk ka se si të ndodhë ndryshe. Nuk është një fustan i bardhë i thjeshtë prej tyli, por ka mbi të një histori dashurie për të rrëfyer dhe për t’u mbajtur mend gjatë. Si këto vajza, të cilat nuk e patën të vështirë të mbanin veshur ditën e tyre të madhe një vizatim, disa vargje apo edhe një dedikim.

Angelona Jolie

angelina.jpg
Ah, dashuria e madhe e Hollywood-it që mori fund! Kur u martua me Brad Pitt, në vitin 2014, Angelina zgjodhi një fustan të pazakontë për nuset. Nuk kishte ndodhur më herët që në ditën më të rëndësishme të jetës, fustani i bardhë të mos ishte vërtet aq i bardhë sa pritej. Zgjedhja unike e aktores së famshme ishte krijim i Versace dhe dora e Luigi Massi-t.
Në atë kohë, aktorja tha për HELLO!: “Luigi është si familja ime dhe nuk mund të imagjinoja askënd tjetër të realizonte atë fustan. Ai i njeh, kujdeset për fëmijët dhe kush më mirë se ai do t’i vendoste vizatimet e tyre në fustanin tim?” Luigi zgjodhi disa nga vizatimet më të bukura të fëmijëve të çiftit të famshëm dhe i vendosi në fustanin e Angelina, i cili ishte thjesht mahnitës.

Oyku Karayel

turkish.png
Mediat turke kanë komentuar se fustani i Xhemresë dhe historia e tij i ngjan fustanit të famshëm të Angelona Jolie. Pas shumë fotove, detajeve e emocioneve që përcolli dasma më e përfolur e shoëbiz-it në Turqi, surpriza më e bukur e aktores ishte pikërisht fustani i saj, i stiluar nga motra binjake, Ezgi Karayel. 28-vjeçarja kishte pasur gjithmonë dëshirë të vishte një fustan të thjeshtë, mjafton të ishte i bardhë. Nisur edhe nga ambienti në të cilin u organizua ceremonia, motra binjake e saj zgjodhi një mëndafsh të bardhë, i cili nuk ishte aq i thjeshtë sa dukej.
Poshtë pëlhurës së butë fshiheshin këto vizatime, të cilat ishin ruajtur me fanatizëm nga nëna e aktores së njohur. Janë pikërisht vizatimet që Xhemre ka pikturuar kur ka qenë fëmijë. Fantazia, qysh atëherë, ka qenë pikërisht për këtë ditë, siç duket edhe nga këto vizatime me çifte. Të gjitha pikturat, motra e saj i mblodhi dhe i personalizoi për t’ia dhuruar në ditën e dasmës.

Chiara Ferragni

chiara.png
Si mund të zgjidhte Chiara Ferragni një fustan të zakonshëm? Edhe blogerja e famshme në dasmën e saj të bujshme zgjodhi një fustan të personalizar me të gjithë historinë e dashurisë. Mbi tylin e hollë nga Dior, Fedez, bashkëshorti i saj, shkroi vargjet e këngës që personifikon historinë e dashurisë së tyre.
Edhe ky fustan i Chiara-s u komentua gjatë në rrjet, ashtu si çdo detaj nga dasma e saj. Me gjithë krahasimet me aktoren e famshme, pati shumë prej ndjekësve që mendojnë se nuk ka vend për krahasime. Chiara ishte shumë klas dhe e pakohë me një zgjedhje të tillë të personalizuar. Angelina ishte bukur për kohën e saj, por Chiara duket se bëri zgjedhjen perfekte në ditën e saj të madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818