INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa e dëmshme është cigarja pas buke

Ja sa e dëmshme është cigarja pas buke

Publikuar më: 20:28 24-03-2016

Pirja e duhanit dëmton pothuajse çdo organ në trupin e njeriut. Në morinë e dëmtimeve të duhanit mund të përfshijmë kryesisht sëmundjet kronike të mushkërive, të zemrës, të enëve të gjakut, të trurit, të sistemit tretës, riprodhimit etj. Dëmtime të rënda konsiderohen efektet shkatërruese që ka duhani mbi qelizat dhe strukturat e tjera të rrugëve ajrore, sidomos ato në nivelin bazal, ose bronko-alveolar të mushkërive.

Megjithatë gjatë pirjes së një cigareje rreziku shtohet më shumë kur ju e përdorni atë menjëherë pas ngrënies së bukës.

Studimet në Washington rekomanduan duhanpirësit të heqin dorë nga konsumimi i cigares ngase pirja e saj menjëherë pas vaktit të ngrënies është 10 herë me e keqe se sa para se të hash ushqimin,

Si pasojë e kësaj cigarja do të irritojë zorrët e përveç kësaj edhe pjesa e tjetër e sistemit tuaj tretës do të përkeqësohet për të ndikuar më pas në të gjithë trupin.

Ajo çfarë është tejet e lidhur me oksigjenin në gjak menjëherë pas bukës është nikotina e cila gjendet në cigare e ajo bën që sistemi i tretjes ta absorbojë atë më lehtë

Article Logic
Execution time: 0.003662109375