INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ja pse unë dhe Rasheli jemi të ndryshme”, Kejvina Kthella bën krahasimet

“Ja pse unë dhe Rasheli jemi të ndryshme”, Kejvina Kthella bën krahasimet

Publikuar më: 16:32 06-12-2017

“Velina e Xingut”, së fundi është bërë një ndër personazhet më të komentuara në mediet rozë, që pas daljes së saj të parë në televizion, ku u shfaq pa të brendshme. Që pas këtij veprimi ajo u bë një ndër femrat më të komentuara në rrjetet sociale.

Por, sot Kejvina Kthella ishte e ftuar në emisioni “Kush vjen për drekë”, nga ku tha se fakti që ajo është pjesë e “Xing” është rastësi.

Por, ajo që u dallua është pjesa që velina e “Xing me Ermalin” foli për ish-velinën Rashel Kolaneci, për të cilën tha se nuk është se kishte ndonjë marrëdhënie me të, madje Kthella u shpreh se nuk e njihte fare por, gjithsesi ajo nuk i kurseu komplimentat dhe fjalët e mira për Rashelin.

“Rasheli është shumë bukuroshe, ç’të them më shumë. Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde”, tha Kthella.

 

kejvina-933x445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545