INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse u mërzit Andi Lila gjatë qëndrimit në Francë

Ja pse u mërzit Andi Lila gjatë qëndrimit në Francë

Publikuar më: 13:02 04-07-2016

Qëndrimi në Francë nuk ka qënë i lehtë për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare në Euro 2016, Andi Lila. Në një prononcim për mediat, Lila zbuloi se mungesa e familjarëve ka bërë që ai të mërzitet dhe tua ndiejë shumë mungesën. Por kush ka qënë personi që i ka munguar Andi Lilës më shumë në Francë?
Andi Lila:
“Gjatë asaj kohe jam më mërzitur më shumë për djalin, të cilin nuk e kisha parë 33 ditë pasi isha i angazhuar në Euro 2016”.
Edhe pse Kombëtarja Shqiptare nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Euro 2016, Lila thotë se pasi I kthye në Tiranë e harroi humbjen, dhe për këtë, ai i detyrohet pikërisht djalit të tij, Ayanit.
Andi Lila:
“Kisha 33 ditë pa e parë djalin. Nuk mund ta them se sa më kishte munguar. Sapo mbërrita në Shqipëri, i them bashkëshortes që të ma nxirrte ta shikoja, sepse nuk po më pritej më. Dhe kur ai ishte aty me mua, nuk mund ta përshkruaj se sa i lumtur isha. Ai është festa ime e vërtetë. Kur e pashë, harrova gjithçka, madje edhe humbjen”.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605