INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse programet e humorit huazojnë skenaret! Elvis Pupa e thotë troç [Video]

Ja pse programet e humorit huazojnë skenaret! Elvis Pupa e thotë troç [Video]

Publikuar më: 20:20 09-12-2017

Programet e humorit në Shqipëri shpesh huazojnë skenare apo lojëra nga programe të huaja.  I ftuar në “Një kat më lart” Elvis Pupa i tregoi Ermal Peçit arsyen se pse kjo ndodh.

“Problemi në Shqipëri është skenari, tek ne nuk ka shkollë të mirëfilltë skenaristësh, ndaj  ndodhin këto probleme. Unë, Ermali, Goni, 2Xl, Portokallia s’forcohemi të shkruajme vet. Unë jam aktor, interpretues,  jo skenarist, unë nuk shkruaj tekste. Unë e them publikisht, kam marrë materiale nga një komedian i huaj, i kam marrë e i kam përshtatur” – tha Elvisi.

Duke përmendur kolegët e tij dhe programet aktuale, Ermali e pyet nëse do të pranonte për t’iu bashkuar ndonjë prej tyre. Përgjigjja është negative, pasi ai dëshiron vetëm projektet e tij personale.

Ndiqni bisedën e plotë në videon e mëposhtme nga “Një kat më lart”.

 

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396