INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse ndryshon marrëdhënia në çift pasi bëheni me fëmijë

Ja pse ndryshon marrëdhënia në çift pasi bëheni me fëmijë

Publikuar më: 14:11 25-12-2017

Ndonjëherë ndiheni më shumë si bashkëpunëtorë sesa një çift.

1. Thojini lamtumirë fundjavave dembele në gjumë.

Të zgjoheni në orën 10 të mëngjesit? Do të ngelet një legjendë.

Tashmë orët e mëngjesit dhe ato të natës zgjuar do të jenë ato që do të përjetoni. Fundjavat nuk janë më vetëm për veten tuaj.

2. Takimet apo daljen natën do ju mbarojnë në orën 11 të natës dhe do ju kushtojnë shumë.

Nëse planifikoni një darkë jashtë dijeni se do të ktheheni shumë herët në shtëpi pasi fëmija do ju kërkojë ose meraku si nënë nuk  ju lë të festoni të qetë.

Gjithashtu do të planifikoni të merrni një dado që do të kërkojë para shtesë për orët jashtë pune.

3. Marrëdhëniet seksuale do të kthehen nga spontane në të planikuara.

Nuk ka më kohë për ju. Edhe nëse gjendet 1 ose 2 orë do të jeni të rraskapitur, që vetëm dëshirë për intimitet nuk do të keni. Në këtë rast shumica e çifteve funksionojnë me skedulim të gjërave, dhe këtu përfshihen edhe marrëdhëniet seksuale.

4. Ndonjëherë ndiheni më shumë si bashkëpunëtorë sesa çift.

Ndonjëherë, prindërit ndihen sikur po drejtoni një kompani me vetëm dy punonjës, puna e të cilëve është të kujdeset për fëmijët.

Është një punë pa lekë që nuk do të përfundojë kurrë, të paktën jo deri sa fëmijët të mbushim moshën madhore, që i thonë 18 vite.

5. Ju mund ta urreni ndonjëherë njëri-tjetrin.

Ndonjëherë, pesha e prindërimit bën të ndiheni sikur gjithçka që bën partneri juaj është thjesht e gabuar. Kritikat janë të vazhdueshme sa shpesh ju urreni gjërat që ato bëjnë.

6. Por pastaj herë të tjera, ju e doni njëri-tjetrin edhe më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115