INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse Lionel Messi është i denjë për rekordin 'Guinness'

Ja pse Lionel Messi është i denjë për rekordin 'Guinness'

Publikuar më: 17:50 14-09-2018

Messi mban rekordet më të shumta në La Liga. Ai ka më shumë gola se të gjithë, plot 387 të tillë. Ai gjithashtu ka më shumë fitore se çdokush, 317. “Pleshti” ka shënuar në 85 takimet i pari, një tjetër rekord ky.

I ardhur nga zëvendësimi argjentinasi ka realizuar 21 herë. Për sa i përket gola fitues ose vendimtarë, janë plot 27 të tillë, podium që e kryeson përsëri Messi. Gjithashtu, ai numëron edhe një statistikë të veçantë, ka 45 takimi radhazi pa pësuar humbje. Statistika për tu vlerësuar.

Vlen të theksohet se këto rekorde janë të futbollistëve që janë ende aktiv në La Liga, pasi Ronaldo, rivali më i madh i Messit është larguar për te Juventus. Messi ka më shumë tregolsha të shënuar në La Liga, me 34 të tillë, gol kundër çdo ekipi në La Liga, apo më shumë penallti të shënuara në futbollin spanjoll, 61.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488