INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja përse është e këshillueshme të hani çdo ditë nga një copë çokollatë...

Ja përse është e këshillueshme të hani çdo ditë nga një copë çokollatë...

Publikuar më: 19:35 03-01-2018

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit konsumi i çokollatës thuajse çdo ditë (konsumimi në mënyrë të kontrolluar) bën mirë për shëndetin tonë.

Largon trishtimin– Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.

 Lufton diabetin dhe kolesterolin– Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolestrerolin dhe diabetin. Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës.

I bën mirë zemrës- Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.

Redukton kollën– Çokollata ndihmon për reduktimin e kollës, ndonëse nuk arrin që ta kurojë plotësisht. Teobromina që gjendet te çokollata vepron në nervin që shkakton krizat e kollës.

I bën mirë shikimit- Në sajë të konsumit të çokollatës, garantohen efekte shumë të dobishme për qarkullimin e gjakut që shkon nga truri drejt syve. Me pak fjalë është produkti ideal për të mos përkeqësuar shikimin.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822