INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja ndyshimet ndër vite, që ka pësuar sistemi arsimor parauniversitar...[VIDEO]

Publikuar më: 17:21 05-02-2018

Sistemi arsimor në vend ka pësuar ndryshime aq të shpeshta sa dhe nxënësit e mësuesit nuk arrijnë të kuptojnë në u testuan si duhet udhëzimet, nismat apo udhërat e mëparëshm, që të kuptonin saktë se kanë qënë vërtet të dështuara. Konkretisht për disa vite me rradhë për hir të lirisë së zgjedhjes u vendos, që librat të mos ishin të unifikuar, por të alternuar. Po kjo zgjati shumë pak me argumentin se shumë alternativa për një lëndë çorodisni nxënësit dhe u vendos në 2016 që ato të kufzoheshin nga 2 deri në 3 e më pas 1 të unifikuar. Madje 150 tekste dolën totalisht nga tregu, pasi ishin të një niveli shumë të dobët.
Edhe kurikula ka ndryshuar, gjuha shqipe do të zhvillohet në të gjitha klasat e arsimit parauniversitar, ndërkohë që mësimi i gjuhëve të huaja do të nisë që në klasën e dytë dhe në klasën e gjashtë do të fillojë edhe mësimi i një gjuhe tjetër të huaj.
Edhe organizmi i maturës shtetërore ka pësuar ndryshime thuajse çdo vit edhe pse të gjithë ekspertë e pohojnë se në të gjitha rastet abuzimet kanë qënë për shkak të keqadministrimit. Nga provime që jepeshin të gjitha dhe vlerësoheshin nëpër gjimnaze dhe ishin ata që ndani dhe pikët për fituesit në universitete, tani janë vetë universitete që vendosin me sa maturantë do jenë fitues. Kjo vjen nga autonomia që ata kanë përfituar nga ligji i arsimit të lartë.
Një tjetër ndryshimi është dhe mënyra e punësimit të mësuesve, që tani realizohet përmes një provimi në “Portalin Mësues për Shqipërinë” dhe ata që kanë marrë më shumë pikë emërohen. Kjo skemë ka hapur herë pas herë debat, pasi arsimtarët për 1 vit punojnë me kontratë të përkohëshme, e pas një viti mund të përfitojnë punësimi të përherëshëm. Ndërsa një nisëm e iniciuar nga prindër bëri që të ndryshojë dhe orari mësimor në shkollat, ku nga sot ata do të bëjnë 1 lëndë në 2 orë. Kjo në fakt që në nisje s’u prit mirë nga të gjithë nxënësit se mund të jetë e lodhshme, e thjesht do të lirohen vetëm nga çantat e rënda. Së fundmi është miratuar dhe një program i ri pilotim ku në disa shkolla mësimi nga shtatori i 2018 do të zgjatet dhe nxënësit do të qëndrojnë deri në ora 16 në shkollë. Ata do të hanë dhe një vakt e më tej kjo nisëm do të vijojë në të gjithë shkollat e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0027878284454346